Lajme Javore

Informohu i pari

43 vjeçari i shëruar rrëfen tm errin në spital: Pacienti që kisha pranë u shua teksa lutej të shikonte për herë të fundit familjarët

Një i mbijetuar nga koronavirusi ka përshkruar dy orë shqetësuese në të cilat një pacient tjetër lutej dhe bërtiste për të parë familjen e tij, përpara se të ndë rronte j etë.

Craig Farley-Jones tha se po e tregonte këtë histori, për të inkurajuar njerëzit që të marrin seriozisht masat dhe të qëndrojnë në shtëpi.

43 vjeçari, tregoi skenën e tme rrshme që pa teksa ndodhej në spital. Craig foli në lidhje me tm erret që pacientët e infektuar po kalonin.

Ai vetë kaloi 6 ditë në spital, për të luf tuar virusin dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Pacienti Craig Farley tregoi:

Të gjithë në repart dukeshin në prag të vd ekjes. Të gjithë, përveç personit ngjitur me shtratin tim, i cili ishte mbi të 60-tat. Edhe pse merrte frymë artificialisht, ai duket i qetë. Por, kjo qetësi u zhduk në orët e tij të fundit të j wtës. Situata u përkeqësua, 60 vjeçari filloi të lëshonte britma, të lutej për të parë për herë të fundit familjen e tij. Ai e ndjente që ato ishin orët e tij të fundit dhe lutej si një fëmijë, kërkonte të dashurit e tij mes lotësh. Por, fatkeqësisht, kjo ishte e pamundur dhe ai u largua nga je ta pa thënë lamtumirë dhe pa u treguar për herë të fundit familjarëve të tij sesa shumë i donte. Prandaj njerëz, iu lutem, kujdesuni për veten dhe për të dashurit tuaj. Qëndroni në shtëpi dhe mos mendoni se jeni imunë ndaj këtij virusi.