Lajme Javore

Informohu i pari

Ministri brazilian pretendon se Koronavirusi është pjesë e planit të Pekinit për të sun duar në botë

Kina e ka dënuar Brazilin pasi Ministri i Arsimit të qeverisë së djathtë ekstreme e lidhi pandeminë koronavirus me planin për sun dimin e botës nga Pekini, në një postim në Twitter duke imituar një theks kinez.

Në incidentin e fundit për të tensionuar lidhjet midis Brasilia dhe Pekinit, Ministri i Arsimit Abraham Weintraub la të kuptohej që Kina ishte pas krizës globale shëndetësore.

Ambasada Kineze në Brazil e cilësuar postimin e tij si ‘tepër raciste’ dhe ka kërkuar një shpjegim nga qeveria braziliane.

Weintraub shkroi në Twitter të shtunën:

Gjeopolitikisht, kush do të dalë më i fortë nga kjo krizë globale? Kush në Brazil është aleat me këtë plan të pagabueshëm për sun dimin në botë?
Postimi origjinal nga Weintraub tani është fshirë.