Lajme Javore

Informohu i pari

Ndodh çudia: Sot vetëm 6 raste me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mëngjesin e sotëm se numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 383. Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë Shqipëria rezulton me numrin më të vogël të testeve për banorë në rajon.

Në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 67 persona, 5 prej tyre në terapi intensive, ndërsa në spitalin Shefqet Ndroqi ndodhen 7 pacientë të shtruar, 6 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

Bet ejën me këtë sëm undje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga koronavirusi në 131.