Lajme Javore

Informohu i pari

Shërohen nga koronavirusi edhe 15 pacientë të tjerë në Shqipëri

Janë shëruar plotësisht nga koronavirusi edhe 15 pacientë të tjerë në Shqipëri.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shërimin e 15 pacientëve të tjerë në 24 orët e fundit.

Tashmë, numri i personave të shëruar plotësisht nga Covid-19 në vend ka shkuar në 131.

Kujtojmë këtu që këtë të hënë u konfirmuan 16 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 377 numrin e përgjithshëm, sipas shifrave zytare.

Pasditen e së hënës u shënua edhe vik tima e 22-të nga koronavirusi në Shqipëri, ku një pacient 90-vjeçar i konfirmuar me Covid-19, ndë rroi je të në spitalin Infektiv.

Ndërkohë 6 pacientë ndodhen në terapi intensive.