Lajme Javore

Informohu i pari

“Rre ziku është i madh, çdo gjë do mbyllet, siguroni ushqime për 15 ditë”, bashkia e këtij qyteti thirrje qytetarëve pas rastit të parë me Covid-19

Në Poliçan u konfirmua sot rasti i parë me Covid-19. Bashkia e qytetit i ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi thekson se rre ziku është i madh.

“Qyteti jonë është i vogël dhe rre ziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë pasur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet”, thuhet në njoftimin e bashkisë, të shpërndarë në rrjetet sociale.

Bashkia ka marrë vendim që të mbyllë çdo shërbim dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë.

NJOFTIMI I PLOTE

Qytetarë të Poliçanit,

🔴Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi 👏respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi !

🔴Qyteti jonë është i vogël dhe rre ziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!

🔴Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!

🔴Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!

🔴Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!

🔴I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë❗

🔴Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!