Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirusi/ Mjeku shqiptaro-amerikan: Kjo kr izë s’mbaron derisa të kemi testime masive

Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjendja paraqitet e rënduar prej Covid-19. Nga ky vend ka folur edhe mjeku shqiptaro-amerikan Fillor Çaushaj. Sipas tij lufta ndaj koronavirusit mund të fitohet vetëm duke bërë testime masive.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se edhe në SHBA nuk janë bërë mjaftueshëm testime. Mjeku është shprehur edhe se për sa kohë që nuk ka një vaksinë testimi është gjëja më e mirë për të kontrolluar dhe kufizuar infeksionin.

Mjeku Çaushaj ka deklaruar se Koreja e Jugut dhe Japonia janë më të më të përparuara në testime sesa SHBA.

Ai ka thënë:

Kjo kri zë nuk do mbarojë derisa të kemi testime komplet. Kemi nevojë të dimë kush e ka patur dhe ka imunitet dhe ata që janë në rrezik, të cilët nuk e kanë pasur dhe s’kanë imunitet. Derisa të vijë pika të kemi një vaksinë, testimi është gjëja më e mirë për të kontrolluar dhe kufizuar infeksionin. Dmth personi që del pozitiv dhe e izolon dhe ai nuk e përhap sëmu ndjen në familjen e tij dhe miqtë e tij. Pa testim nuk fitohet kjo luftë. Fatkeqësisht kombi im, Amerika akoma nuk bën mjaft testime. Kemi patur një katastrofë me këto testimet që Koreja e Jugut dhe Japonia janë më të përparuara në testime sesa SHBA.