Lajme Javore

Informohu i pari

Video/ Rama bisedë në orët e vona me ish-kryeministrin italian, ai e përshëndet me këngë

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi çdo ditë komunikon me qytetarët mbi situatën e koronavirusit përmes videove live në Instagram. Kështu veproi edhe mbrëmë në orët e vona, ku ftoi gjatë videos edhe kryeministrin Rama.

Renzi dhe Rama zhvilluan një bisedë të shkurtër për situatën e vështirë prej koronavirusit. Më pas Renzi surprizoi Ramën duke vendosur këngën e tij të preferuar.

“E di që të pëlqen shumë”, i tha Renzi Ramës për këngën e Ermal Metës, “Non mi avete fatto niente”. Gjatë videos live Renzi filloi ta këndonte edhe vetë këngën.

Pas këtij momenti Rama përshëndeti për herë të fundit Italinë dhe u largua.