Lajme Javore

Informohu i pari

20 raste të reja me koronavirus në Kosovë/ Shkon në 165 numri i të infektuarve

Rastet me të infektuar me Covid-19 janë shtuar edhe në Kosovë. Raportohet se janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus.

Në total numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkruar në 165. Nga laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është bërë e ditur se janë testuar gjatë ditës së sotme 129 mostra prej të cilave 20 kanë dalë pozitive, si u tha dhe më lart.

Po ashtu e ditur është bërë se rastet pozitive janë raste kontakti. E ditur bëhet edhe se pesëmbëdhjetë prej të tyre janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë.

Kurse numri i shqiptarëve që janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 24.

Edhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe për të respektuar edhe distancimin social.

Njoftimi i plotë:

NJËZET RASTE ME COVID-19! Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot më 06.04.2020, është i shëruar edhe (1) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24). Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë. Nga data 08.02.2020 deri me 06.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.093 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 165 raste me 3 raste të vde kjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 6 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 1.315.776 raste të COVID-19 dhe 72.711 raste të vde kjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga:

  • SHBA (350.013),
  • Spanjë (135.032),
  • Italia (132.547),
  • Gjermani (101.178),
  • Francë (92.839),
  • Kina (81.708),
  • Irani (60.500),
  • Mbretëri të Bashkuar (51.608),
  • Turqi (30.217),
  • Zvicër (21.652),
  • Belgjikë (20.814),
  • Holandë (18.803),
  • Austria (12.267),
  • Serbi (2.200),
  • Greqi (1.755),
  • Kroaci (1.222),
  • Slloveni (1.021),
  • Maqedoni e veriut (570),
  • Shqipëri (377) dhe
  • Mali i Zi (233).

Deri me 6 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vde kjes: Itali (16.523), Spanjë (13.169), Francë (8.078), Mbretëri të Bashkuar (5.373), Holandë (1.867), Belgjikë (1.632), Gjermani (1.612), Zvicër (762), Turqi (649), Austri (220), Danimarkë (187), Poloni (107), Greqi (79), Serbi (58), Luksemburg (41), Hungari (38), Slloveni (30), Bullgari (22), Shqipëri (21), Maqedoni e veriut (21), Kroaci (16) dhe Mali i Zi (2). QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA! NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! Ju faleminderit për mirëkuptim!