Lajme Javore

Informohu i pari

‘Djali im as kokën e tij s’e mban dot’/ U lutet shqiptarëve për ndihmë: Qeveri e poshtër!

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Ndërkohë që thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Një shqiptar ka shkruar dhe tregon se ai nuk ka as të ardhura për të blerë bukë dhe as për të blerë ilaçet për djalin e tij të sëm urë.

Ai u kërkon ndihmë të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, pasi te qeveria Rama e ka humbur besimin për ndihmë.

Djali i tij vuan nga sindroma West. Si tregon ai i biri as nuk ecën, as nuk flet, as nuk qëndron dot ulur dhe as kokën e tij nuk e mban dot.

Ai lutet për ndihmë, pasi djali i tij i vogël ka nevojë për shumë fizioterapi. Numri ku mund ta kontaktoni për t’i ofruar ndihmë është ky:+355676874599.

Mesazhi i tij:

Pershendetje ju si TAF ju bej thirrje nepermjet jush gjith vllezerve dhe motrave shqiptare kudo qe ndodhen ju lutem vendosni doren ne zemer dhe me ndihmoni me sa te keni mundesi per djalin tim te semur me sindromen ëest dmth epilepsi e rende eshte 2 vjeq e gjysem as nuk flet as nuk shikon as nuk qendron ulur as nuk hec as trupin dhe koken e tij se mban jam qekur ka lindur neper spitale me te ka nevoj per koh shum te gjat per spital per fizoterapi terapi plus ilaqet qe ja marr jasht jam shkatrruar shpirterisht ne rradh te par dhe ekonomikisht me ka sprovuar zoti ne nje menyr shum te rend femija dhe I par dhe I ventmi shpresoj ëe me ndihmen tuaj dhe me ndihmen e zotit tja dal ta shpetoj engjullin tim kush ka mundesi te me ndihmoje te me kontaktoje ne te ky nr +355676874599 ose ne llogarin time bankare jam babai I femijej zoti ju bekoft kudo qe ndodheni. ju lutem ta shohe kjo qeveri e poshter.‘Djali im as kokën e tij s’e mban dot’/ U lutet shqiptarëve për ndihmë: Qeveri e poshtër!