Lajme Javore

Informohu i pari

30% e të infektuarëve/ Shkon në 116 numri i të shëruarëve në Shqipëri

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin në total në 377 të infektuar.

Lajmi i mire është se 12 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Kujtojmë se betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 pacientë.