Lajme Javore

Informohu i pari

Turqia dhuron 5 maska falas në javë për qytetarët

Turqia ka filluar dje shpërndarjen e maskave falas për qytetarët për të penguar përhapjen e Covid-19 në vend.

Qytetarët mund të aplikojnë për maska ​​falas përmes faqes elektronike të vendit për shërbimet postare, ePttAVM.com.

Këtë javë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se njerëzit nuk mund të hyjnë në dyqane dhe tregje pa maska ​​për fytyrën.

Ministria turke e Shëndetësisë dhe ministria e Transportit dhe Infrastrukturës vendosën së bashku të shpërndajnë maska ​​falas, sipas deklaratës në faqen e internetit të shërbimeve postare.

Çdo qytetar, nga mosha 20 deri 65 vjeç, mund të aplikojë për pesë maska ​​falas çdo javë.

Aktualisht, ekziston një shtetrrethim i pjesshëm në vend për njerëzit e moshës nën 20 vjeç dhe për ata mbi 65 vjeç për të ndaluar përhapjen e pandemisë në vend.

Turqia ka konfirmuar gjithsej 574 vd ekje nga koronavirus, ndërsa numri i të infektuarve arriti në 27.069, sipas shifrave zyrtare të së shtunës.

Pasi u shfaq për herë të parë në Ëuhan, Kinë, në dhjetor, virusi, është përhapur në të paktën 183 vende dhe rajone, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.