Lajme Javore

Informohu i pari

Jeton në kushte varfërie eks treme, shqiptari në Itali ndihmon burrin nga Tirana

Në një periudhë të tillë kur të gjithë jemi të detyruar të izolohemi, jeta është vështiruësuar jo pak.

Por edhe më e veshtirë është për personat që duhet të qëndrojnë në izolim në kushte të vështira ekonomike dhe pa asnjë të ardhur.

Dje JOQ Albania, bëri publik rastin e një burri nga Tirana i cili jeton në kushte të rënda për shkak të mugesës së të ardhurave.

Ai tregon se ka punuar në të zezë ndërsa tani në situatën e krijuar nuk mund të shkojë më në punë.

Një shqiptar që jeton në Milano ka reaguar ndaj rastit dhe ka kontaktuar burrin në nevojë të cilit i ofroi përkohësisht banesën e tij nëse do dëshironte dhe 692 euro.