Lajme Javore

Informohu i pari

Lu fta kundër Covid-19, Kina dërgon 1,000 respiratorë drejt SHBA-së

Qeveria kineze ka dhuruar 1.000 respiratorë në SHBA për luf tën kundër koronavirusit, tha të shtunën Guvernatori i New York, Andrew Cuomo.

Cuomo tha se New York po zhvillonte biznes me ndërmarrjet kineze, të cilat i përmendi ato si depo të mëdha të pajisjeve mjekësore thelbësore. Ai falënderoi Jack Ma dhe Joe Tsai, themeluesit e tregtisë elektronike Alibaba , si dhe Huang Ping, Konsulli i Përgjithshëm Kinez në Neë York.

Cuomo u shpreh:

Kjo është një ndihmesë e madhe dhe do të shërbejë pozitivisht për ne.
Rastet e koronavirusit janë rritur me një ritëm shkatërrues në Neë York. Numri I të infektuarëve është pothuajse dyfishuar që nga e premtja e kaluar, me një total prej mbi 115 mijë rastesh dhe mbi 3,700 vd ekje.

Administrata Trump ka kërkuar të rrisë prodhimin e respiratorëve dhe furnizimeve të tjera mjekësore në SH.B.A. pasi spitalet janë të mbingarkuar me pacientë.