Lajme Javore

Informohu i pari

Nëna e njeriut më të pasur në botë tregon pse nuk duhet ta dëgjojmë “Gjithmonë” mamin/ Im bir s’do ishte atje ku është sikur të më kishte dëgjuar mua…

Nëse Elon Musk do ta kishte dëgjuar nënën e tij, duket se nuk do të kishte bërë një pasuri prej afro 229 miliardë dollarësh sa ka aktualisht. Ai ka marrë vendimin e duhur, duke kundërshtuar nënën.Kur së fundmi u pyet për mendimin e nënës së tij, Maye Musk, për planet e tij të biznesit, ajo u përgjigj se nuk ka shumë ndikim në procesin e vendimmarrjes së djalit të saj. E pranoi hapur këtë.Duke folur për Today With Hoda & Jenna, 73-vjeçarja u pyet për dëshirën e Elon Musk për të blerë Twitter.

“Të bëjë çfarë të dojë”, u përgjigj ajo. “I thashë të mos bënte makinë elektrike apo raketa dhe ai nuk më dëgjoi”.E pyetur nëse nuk ishte dakord ndonjëherë me vendimin e djalit të saj për të nisur kompaninë e njohur “Tesla”, ajo tha se nuk ishte aq një sipërmarrje biznesi sa zakonet e tij të punës.“Ai punoi aq shumë, ai kishte nevojë për një pushim,” shpjegoi nëna. “Edhe papritur ai donte të merrej me energjinë diellore dhe makinat elektrike dhe raketat. Unë i thashë, vetëm zgjidh një që të mos punosh kaq shumë.”Nëna mendon gjithmonë për shëndetin e fëmijës. Ky është prioriteti kryesor i saj, jo suksesi. Sigurisht që ia do të mirën, por prioritet mbetet gjithmonë shëndeti i fëmijës.