Është shtatzënë, e fejuara e kryeministrit britanik infektohet me koronavirus: Jam e shqetësuar
E fejuara e kryeministrit britanik, Boris Johnson ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Carrie Symonds e cila është në pritje të ënbël dhe këto ditë i ka kaluar në shtrat me simptomat e virusit.
“Të jesh shtatzënë me Covid-19 është shumë shqetësuese”, u shpreh 32-vjeçarja duke i bërë thirrje vajzave shtatzëna të ndjekin rregullat për të qenë të sigurta.
E fejuara e Boris Johnson tha se ka qëndruar në shtrat për shtatë ditë dhe tani është duke e marrë veten nga pak.
Kujtojmë që pak ditë më parë edhe kryeministri britanik rezultoi pozitiv me Covid-19. Në një postim në rrjete sociale ai tha se do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë ndërmjet video-konferencave në luftën kundër virusit.