Lajme Javore

Informohu i pari

Doli nga karantina, Robert Berisha kërkon falje publike

Robert Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj periudhe prej deklaratave të tij. Pak kohë më parë Roberti i habiti të gjithë duke i ftuar në koncert e duke u shprehur se shqiptarët e vërtetë nuk kanë frikë nga Koronavirusi. Pas kësaj, këngëtari u fut në karantinë ku qëndroi për 14 ditë.

Sot Roberti mori edhe përgjigjen e testit dhe rezultoi negativ nga koronavirusi. Kështu ai ka dalë nga karantina dhe është kthyer në shtëpi tek vajza e tij, Renee.

Roberti ka postuar një status ku shkruan se tani do i dedikohet vajzës së tij Renee duke u shkëputur pak nga Instagrami. Në vazhdim ai i kërkon falje të gjithë personave që mund t’i ketë ofenduar gjatë këtyre ditëve.

“Motra e vëllezër, ishalla jeni mirë kudo që të jeni. Unë do mundohem të hy në live prap pas një pushimi se e meritoj të kaloj pak kohë me vajzën time Renee. Kërkoj falje nëse është prekur dikush ose e kam ofenduar ndonjë shok a koleg gjatë këtyre tre netëve live në Instagram”.