Lajme Javore

Informohu i pari

Lajm i mirë/ 80-vjeçarja nga Vlora mund koronavirusin, do kthehet në shtëpi

Një lajm i mirë është dhënë në lidhje me situatën e krijuar nga Covid-19 në vendin tonë. E ditur është bërë se e gruaja e moshuar nga Vlora është shëruar nga koronavirusi.

Raportohet se nënë Veziko nga Vlora e ka lënë spitalin. Kujtojmë këtu se ajo u u shtrua në spitalin Infektiv 14 ditë më parë.

Po ashtu e ditur është bërë se 80-vjeçarja nga Vlora do të shkojë në shtëpinë e saj. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi. FORCA ekipit të Infektivit.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale vazhdojnë në vendin tonë. Gjithashtu vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar distancimin social.