Lajme Javore

Informohu i pari

Vite pas mbarimit të telenovelës, Hyrrem bën deklaratën shokuese: Isha e sëmurë, vuajta shumë

Telenovela “Sulejmani i madhërishëm”, vazhdon të ketë sukses në ekranin shqiptar ku po transmetohet për herë të dytë në Tv Klan. Vite pas mbarimit të kësaj telenovele, aktorja Meryem Uzerli e cila luan rolin e “Hyrremit” ka bërë një deklaratë shokuese.

Në një intervistë për një revistë turke, Meryem Uzerli ka treguar se asokohe vuante nga sindroma burnout. Aktorja gjermano-turke tha se stresi në punë ia kishte shkaktuar këtë sindromë nga e cila pati lodhje fizike dhe mendore.

“U bëra si robot, i thoja vetes duhet të jesh perfekte dhe mbaja disiplinë”, u shpreh Meryem Uzerli, sipas xing.al.

Aktorja shtoi se i kërkoi produksionit të telenovelës të largohej sepse ishte bërë e lodhshme për të. “Isha si një makinë e prishur”, e përshkroi ajo veten.