Rama: Me gjoba dhe polici do ta zgjidhim këtë punë dhe për funeralet
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka vazhduar të thotë se ata që nuuk respektojnë masat e vendosura do të gjobiten.
E ditur bëhet se së fundmi Rama është shprehur se do detyrohen të aplikojnë gjoba edhe për funeralet.
Ai ka deklaruar:
Nuk e ndava me ju sot një pamje tmerruese nga një varrim në Peshkopi. Aman o njerëz. Pse me gjoba dhe polici do ta zgjidhim këtë punë dhe për funeralet? Mbase do të detyrohemi të shkojmë deri këtu.
Kujtojmë këtu se këto ditë ka pasur raportime të shumta së shqiptarët janë duke vuajtur për bukën e gojës. Por edhe pse shqiptarët po kalojnë ditë shumë të vështira, kryeministri Edi Rama tha se faturat e dritave do të paguhen një më një.
Ata që nuk do të paguajnë do u priten dritat tha Rama. Në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale.