Itali/ 35 të vd ekur nga koronavirusi nën moshën 40-vjeç
Italia vijon të regjistrojë qindra viktima çdo ditë nga koronavirusi.
Deri më tani në shtetin fqinj kanë humbur jetën mbi 15 mijë njerëz, ndërsa mbi 600 prej tyre humbën jetën në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se 35 nga viktimat ishin nën moshën 40-vjeç.
Sipas të dhënave zyrtare, 6 prej viktimave ishin midis moshës 20-29 vjeç dhe 29 të tjerë i përkisnin moshës nga 30 deri në 39-vjeç.
E thënë në përqindje, 0.1 e viktimave janë nga mosha 20-29-vjeç, ndërsa 0.4% e numrit të përgjithshëm të viktimave janë midis moshës 30 dhe 39-vjeç.
Këto shifra janë relativisht të ulëta, por përsëri dëshmojnë se koronavirusi mund të vr asë edhe mosha të reja.
Shkalla e vd ekshmërisë së Covid-19 rritet ndjeshëm për grupmoshat më të vjetra; 0.8% midis moshës 40 dhe 49, 2.3% midis moshës 50 dhe 59, 8% midis moshës 60 dhe 69, 21.8% midis moshës 70 dhe 79 dhe 30.9% midis moshës 80 dhe 89-vjeç.
Çuditërisht niveli i vd ekshmërisë bie për moshat mbi 90-vjeç, në 28,7%.
Sa i përket fëmijëve dhe adoleshentëve, në Itali nuk është shënuar asnjë viktimë nën 18-vjeç.
Megjithatë, 1371 të infektuar janë nën 18-vjeç, ku 313 janë më pak se 1-vjeç, 215 nga mosha 2 deri në 6-vjeç dhe 843 të tjerë i përkasin grupmoshës 7 deri në 17-vjeç.
Një tjetër e dhënë interesante është se vetëm 25.8% e pacientëve pozitiv janë nën moshën 50-vjeç, ose thënë ndryshe 3 në 4 pacientë të infektuar janë mbi 50-vjeç.
Ndërkohë, Lombardia mbetet zona më e prekur nga koronavirusi, ku sipas të dhënave zyrtare për çdo 100 mijë banorë, 457 prej tyre janë të infektuar me Covid-19.
Burimi: Il Messaggero|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania