Zot na mbro fëmijët/ Ishin duke luajtur poshtë pallatit, qytetari iu hedh vazon me lule në kokë
Një ngjarje aspak normale që mund të përfundonte shumë ke Zoshtë regjistruar në Tiranë, ku disa fëmijë teksa luanin poshtë pallatit kanë shpëtuar mrekullisht nga një vazo lulesh që dyshohet se u hodh nga një qytetar që banonte në pallatin ngjitur.Ngjarja është shënuar më datë 17 Prill të këtij viti, ku fëmijët shihen teksa luajnë me top poshtë një pallati.
Për një moment një vazo lulesh shembet mbi beton shumë pak centimetra nga kokat e fëmijëve.Paraprakisht dyshohet se vazoja e luleve u hodh qëllimisht për shkak të zhurmës që bënin fëmijët, të cilët me thënë të drejtën nuk është se kanë hapësira të tjera ku mund të luajnë.E kuptojmë mërzitjen e qytetarit me zhurmën e krijuar, por dhe ai duhet ta dijë që këta fëmijë nuk kanë asnjë mundësi tjetër, asnjë shesh apo park aty pranë ku të luajnë.Qytetari nëse ka harruar se dikur ka qenë vetë fëmijë, si do i vinte nëse dikush tjetër do ta bënte këtë gjë ndaj fëmijëve të tij apo nipërve dhe mbesave të tij?Për fat të mirë asnjë nga fëmijët nuk është dëmtuar, ndërsa nuk dihet nëse policia ka nisur hetime lidhur me këtë ngjarje që mund të përfundonte në trag jedi.