Lajme Javore

Informohu i pari

Veliaj u dha një qese me ndihma, burri: Vajza 9 muajshe do qumësht, s’mbahet me 2 kg miell

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë, disa ndoshta edhe nuk kanë fare.

Ditë të vështira, po kalon edhe Ermal Malokut që jeton në Tiranë. Atë e ka ndihmuar një miku i tij që të strehohet diku, pasi banesa iu dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai ka thënë:

Ja di për faleminderit kësaj familje që ma ka hapur derën, por tani më rrezikohet edhe jeta e gocës. Po ta shtyj me dorë ose do të bjerë andej, ose këtej. Imagjino çfarë mund të bëjë dora e Zotit!
Më parë ai punonte në të zezë, por tani ku të shkojë. Më tej ka thënë:

Vajza 9 muajshe do qumësht, panolina. Ne mund të shtyjmë dhe me 2 mijë lekë, por çfarë faji ka fëmija që ti kërkon ndihmë dhe askush nuk të gjendet.
Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se ka marrë njëherë ndihma. E ka shtuar:

Më ka sjellë një qese dhe pakon e panolinave kam qenë unë që e kam kërkuar. Me 2 kg sheqer, me 2 kg oriz dhe 2 kg miell nuk mbahen.
Ai kërkon ndihmë nga Bashkia e Tiranës, që është nën drejtimin e Erion Veliajt.