Ronaldos ia prenë flokët e dashura, shkaku i vetëizolimit
Cristiano Ronaldo e ka pasur të pamundur të shkojë te berberi i tij i zakonshëm gjatë krizës së koronavirusit shkaku i vetizolimit. Megjithatë, këtë punë e ka kryer e dashura e tij, Georgina Rodriguez.
Ylli portugez së fundi ka qenë duke i mbajtur flokët më të gjata sesa zakonisht, duke i lidhur ato gjatë ndeshjeve. Megjithatë, ky stil mund të ndryshojë, pasi pesë-herë fituesi i Topit të Artë e ka postuar një video ku shihet e dashura e tij duke ia prerë flokët, transmeton Gazeta Express.
Ai shkroi: “Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni shik”, përdeirsa dëgjohet në video duke e bërë festimin e tij të zakonshëm “Siuuuuu”.
Stay home and keep stylish 💇🏽♂️👩❤️💋👨 #stayhomestaysafe pic.twitter.com/SkPiUwzCxn
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) April 4, 2020
Ronaldo i ka mbajtur flokët në stile të ndryshme gjatë karrierës së tij, edhe pse më së shumti njihet për flokët me plot gjel gjatë kohës së tij në Manchester United.
Nëse Georgina ka vendosur t’ia shkurtojë atij shumë flokët, atëherë Ronaldo mund të përfundojë duke u dukur si në vitin 2017, kur i kishte prerë flokët shkaku i një premtimi që e kishte dhënë pasi kishte shënuar në fitoren 4:1 të Real Madridit kundër Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/