E dhi mbshme/ Ndërron jetë nga Koronavirusi disa orë pasi solli në jetë fëmijën
Një grua në Ukrainë, ka h umbur jetën si pasojë e koronavirusit, vetëm disa orë pasi solli në jetë vajzën e saj. Nëna 36-vjeçare, e identifikuar si Galina, besohet se është “përqafuar” me virusin në një qendër perintale në qytetin Ivano-Frankivsk, në Ukraninën perëndimore.
Në momentin që ajo ka shkuar në qendër, më datë 10 mars, nuk ka shfaqur asnjë shenjë të virusit korona, raportojnë mediat lokale. Por gjendja e saj u p ërke qësua rëndë pas 19 ditësh qëndrimi në këtë njësi.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i a utoriteteve lokale të shëndetit, Volodymyr Chemny tha:
“Më 29 mars, gjendja e gruas papritmas u përke qësua. Niveli i oksigjenit në gjakun e saj u ul ndjeshëm. Temperatura e trupit varionte diku tek 38.5-39 gradë Celsius. Shumë shpejt filloi të shfaqte problem në frymëmarrje, gjë e cila I shkaktoi pneumoni”.
Po në të njëjtën ditë që Gaina solli në jetë një vajzën, gjendja e saj u përke qësua. Ajo u dërgua me ur gjencë në njësinë e kujdesit intenisv dhe u vendos në një ventilator. Por fatke qësisht, disa orë më vonë nuk arriti t’i mbijetonte dhe humbi jetën.
Një e afërme e së ndjerës, e quajtur Oksana Stasevich tha: “Na u tha që ajo po vd iste. Por nuk na lejuan që të futeshim në repart dhe t’i jepnim lamtumirën. Galina vd iq disa orë pasi lindi fëmijën e saj”.
Ndërkaq, e porsalindura pas testeve të kryera për virusin famëkeq, rezultoi negative, thanë mjekët.
“Gjendja e fëmijës është normale. Jeta e saj nuk është në rr ezik”, u shpreh drejtuesi i spitalit ku lindi vogëlushja, Yury Pavlushynsky.
Sipas mjekëve, Galina vuante nga persioni i lartë i gjakut dhe mbipesha. Besohet se kjo është arsyeja që nuk arriti të “lu ftonte” virusin.