Lajme Javore

Informohu i pari

‘Ke fituar dashurinë time përgjithmonë’, Oriola Marashi tregon planet: E dua beben të duket si unë

Modelja bukuroshe dhe shumë e komentuar në media, Oriola Marashi prej kohësh është në një lidhje me futbollistin Eros Grezda. Oriola duket shumë e lumtur krah Erosit e kjo shihet nga postimet e modeles e cila ka filluar të mendojë edhe për beben.

Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shkruhet se bebet e shenjës së saj të horoskopit, pra Peshqit janë shumë të ndjeshëm, duan shumë dashuri dhe siguri. Krah kësaj fotoje Oriola ka treguar se këto fjalë janë shumë të vërteta dhe dëshiron që bebi t’i ngjajë asaj.

“Unë e dua beben siç jam vetë, personi më i ëmbël, bujar dhe emocionues që e bën botën një vend më të mirë. Të fitosh një herë dashurinë e një personi të shenjës së Peshqve, e ke fituar përgjithmonë”, shkruan Oriola.