Motër e vëlla, dy heronj të Kosovës: Njëri polic e tjetra infermere
Kosova, ashtu si edhe gjithë bota po përballet me ditë të vështira me pandeminë që ka depërtuar thuajse në çdo cep të globit.
Një punë të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe po e bëjnë mjekët dhe policët e Kosovës.
Dy të tillë, vëlla e motër, njëri polic e tjetra infermiere kanë publikuar nj[ foto të tyre duke i porositur qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë kujdes maksimal.
“Ne jemi këtu në shërim dhe në mbrojtje” ka shkruar polici i Kosovës, me porosinë rri në shpi.