Një nga doktorët më të mirë në botë : Mentor Petrela na mbush me shpresë, ka vazhduar të shihet fillimi i fundit të
Neurokirurgu i mirënjohur Mentor Petrela thotë se për Shqipërinë, mënyra e vetme për të frenuar përhapjen në masë të koronavirusit, ishte karantinimi.
Petrela tha në një intervistë për “Ora News” se nga java e ardhshme, Ministria e Shëndetësisë duhet të nisë me lehtësimin e masave për të bërë të mundur edhe kthimin e kiru. rgjive, tashmë që Spitali Shefqet Ndroqi i është dedikuar tërësisht pacientëve me Covid-12.
“Shqipëria nuk i ka konditat që të bëjë politikën e Suedisë. Suedia është ndër vendet e para në botë për prodhimin e respiratorëve. Pra Shqipëria nuk i ka ato mundësi, dhe zgjedhja e karantimit ka qenë zgjedhja më e mirë. Pavarësisht se njerëzit gjykojnë se mos është e tepërt. Jo nuk është kjo, kjo ka qenë mënyra e vetme për të kufizuar përhapjen e virusit në një shkallë të rre. zikshme.
Tani që duket fillimi i fundit të kësaj krize, praktikisht duhet të fillojnë edhe masat lehtësuese. Kemi një shembull shumë afër, Italinë, ne e kuptojmë mirë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.
Them që masat nga java tjetër, ministria mbase do të bëjë kthimin e krir. urgjive, duke llogaritur që spitali i dytë që është përgatitur, spitali Shefqet Ndroqi, i mbështetur edhe me respiratorë, mendoj që mund të lirohet kjo”, u shpreh Dr.Petrela.