Hoteli zvicerian promovon “apartamentet e karantinës”: Shërbim mjekësor dhe test Covid-19 brenda dhomave luksoze
Le Bijou, një markë luksoze e hoteleve zvicerane, ka promovuar “apartamente karantine” të cilat përfshijnë shërbime shëndetësore brenda dhomës, siç është testimi i koronavirusit.
Një qëndrim në një prej këtyre apartamenteve varion nga 800 deri në 2,000 dollarë për një natë. Objektet përfshijnë ofrimin e ushqimit , një kuzhinier personal, një palestër private, trajtime spa në dhomë dhe një zyrë shtëpie.
Përveç testimit Covid 19, i cili kushton 500 dollarë, të ftuarit mund të paguajnë edhe për shërbime të tjera shëndetësore të koronavirusit, siç janë vizitat e infermierëve dy herë në ditë për 1800 dollarë.
Le Bijou prezantoi shërbimin e karantinës pasi CEO i saj, Alexander H Alexanderbner, vuri re rënien e prenotimeve vetëm për fundjava dhe shtimin e prenotimeve 14 ditore ose më tepër.
Kur u pyetën pse mysafirët po zgjatnin qëndrimin e tyre, shumë thanë se ata po rezervonin posaçërisht apartamentin për karantinë.Ai më pas vendosi të adaptojë shërbimet e tij tradicionale për t’i bërë apartamentet plotësisht të përshtatshëm përgjatë pandemisë, duke përfshirë gjithashtu shërbimin nëpërmjet një roboti për të shmangur kontaktin njerëzor në check-in dhe check-out.
Le Bijou po ofron gjithashtu qëndrime falas për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët janë duke punuar jashtë orarit për të ndihmuar në përballimin e shpërthimit të virusit, si dhe për njerëzit që mund të ndodhen në kushte kritike mbijetese.
Burimi: CNBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania