Shqiptarët në hall për bukë, Rama: Vetëm unë mund t’i jap shumë këtij vendi
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë, disa ndoshta edhe nuk kanë fare.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur raportime të shumta se shqiptarët janë në hall për bukën e gojës. Kurse kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin ‘Opinion’ tha:
Kemi falur 150 milionë dollarë kamatvonesa. Fatura detyrimesh për drita, janë jashtë bisedës.
Kujtojmë këtu se disa ditë më parë Rama tha se faturat e dritave do të paguheshin një më një. Ata që nuk paguajnë do u priten dritat. Kjo do të bëhet sipas asaj që tha Rama sepse OSHEE-ja do shkonte në gropë.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë edhe se:
Nëse ka një njeri që mund të japë më shumë në këtë vend, ai jam unë.
Ndërkohë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale.