Njihuni me Esatin, shqiptari në frontin e parë të betejës kundër Covid-19 në Londër
Mbretëria e Bashkuar shënoi këtë të enjte ditën më vde, kjeprurëse nga koronavirusi, që pas shpërthimit të epidemisë.
Autoritetet britanike konfirmuan 569 viktima në 24 orët e fundit, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 shkoi në mbi 33 mijë.
Në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë e punojnë edhe shumë shqiptarë, të cilët kryesisht janë vendosur në Londër, por edhe në qytete të tjera.
Një prej tyre është edhe Esat Braçe, i cili ka publikuar një fotografi duke bërë shqiponjën në Londër.
Ai është tashmë pjesë e stafit mjekësor të NHS, që janë në frontin e parë në luftën kundër koronavirusit.
Esati dhe stafi i tij përpiqen të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar pacientët e prekur nga koronavirusi.
Ai është ndoshta shqiptari i vetëm që ka kaluar kursin e detyruar të specializimit për Covid-19.
Falë punës së tij dhe të gjithë personelit mjekësor në të gjithë vendet e botës, të cilët përpiqen ditë e natë që të menaxhojnë këtë situatë, Esati dhe kolegët e tij meritojnë respekt dhe mirënjohje për punën e tyre të palodhur.