Çifti i të moshuarve nga Korça shërohet nga koronavirusi
Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në vendin tonë një lajm i mirë ka ardhur.
E ditur është bërë se është shëruar nga koronavirusi çifti i të moshuarve nga Korça. Gruaja është plot 78vjeçe dhe burri është 79 vjeç.
Lajmi është dhënë nga kryeminitri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka shkruar:
Lajm i mirë: nënë Sanija dhe gjysh Izedini, çifti i te moshuarve nga Korça, plot 78 dhe 79 vjeç, u shëruan.
Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Kujtojmë këtu se gjatë ditës së sotme mjeku Pipero u bëri edhe një herë apel shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi, pasi nga Covid-19 mund të prekemi të gjithë tha ai, sepse është një virus që nuk bën përjashtime.