Tirana në karantinë/ Në muajin mars kanë ardhur në jetë 475 foshnje
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
Edhe Tirana është në karantinë, por një lajm i mirë vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë.
E ditur bëhet se në këtë maternitet në gjithë muajin mars janë regjistruar 475 lindje. Drejtuesja e maternitetit, Eljona Demaliaj ka thënë për ‘ora news’:
Vihet re një lloj ankthi, por që detyra e personelit mjekësor është t’i qetësojmë. Ne jemi këtu në krye të detyrës për ti përmbushur çdo nevojë të tyre dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për kontaminim në spital.
Në këtë maternitet nuk lejohen vizitat e afërmve, por vetëm e babait të fëmijës. Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar distancimin social dhe për të respektuar në mënyrë rigoroze higjenën personale.