Mjeku Pipero sërish apel për të qëndruar në shtëpi: Ky virus i prek të gjithë, s’bën përjashtime
Rastet me të infektuar me Covid-19 në vendin tonë janë shtuar nga dita në ditë.
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero u ka bërë edhe një herë apel shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi nga koronavirusi rrezikojmë të infektohemi të gjithë sepse është një virus që nuk bën përjashtime.
Po ashtu ky mjek ka thënë edhe se beson se beson se piku do të jetë këtë javë. Gjithashtu ai ka thënë se në javën e tretë të prillit beson se numri i rasteve do të bjerë.
Më pas ka vazhduar:
Java tjetër do vijojë me këto ritme dhe në fillim të javës së tretë të prillit, numri i rasteve do bjerë. Krahas rënies së numrit shpresoj të zbuten dhe masat e qeverisë, të fillojë një rigjallërim. Piku besoj do jetë kjo javë. Sa iu përket rasteve me COVID-19 tek moshat e reja, ai tha se janë 3-4 të tillë që sigurisht janë infektuar nga kontaktet. Ndaj vijojmë të themi mos dilni nga shtëpia. Ky virus i prek të gjithë, nuk bën përjashtime.
Ndërkohë vazhdojnë thirrjet për të repektuar higjenën personale dhe për të respektuar edhe distancimin social, kur dalin nga shtëpia.