U shërua nga koronavirusi/ Flet 66-vjeçari nga Fieri: Kam lindur për së dyti
Kastrioti nga Fieri ka lënë sot spitalin Infektiv të Tiranës pasi është shëruar nga Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjete sociale videon e 66-vjeçarit i cili shprehet se ka lindur për së dyti.
“Jam shumë i lumtur, më duket sikur kam lindur për së dyti, jam shumë i lumtur që do kthehem tek familja ime në shtëpinë time”, shprehet Kastrioti duke falenderuar mjekët për shërbimin e kryer.
Kastrioti është vetëm një nga 76 pacientët që janë shëruar pas prekjes nga koronavirusi. Ai ishte një nga rastet e vështira në shërbimin infektiv pasi vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit.
“Kam lindur për së dyti” – Dëshmia e Kastriotit, 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv! Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit❗️Sot Kastrioti është i shëruar🙏🏼#FORCA ekipi i Infektivit#JEMIMEJU
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 2. April 2020