“Aman, boll i treguat popullit që s’ka bukë, si hani ju”, fansi revoltohet me luksin dhe recetat e Arbanës, i kthehet keq Eduart Grishaj
Karantina i ka bërë gjithnjë e më aktiv njerëzit në rrjetet e tyre sociale, e përjashtim në këtë nuk bëjnë as personazhet e ekranit, që kanë zbuluar apo janë investuar më shumë në pasionet e tyre.
Një prej më aktiveve është dhe blogerja Arbana Osmani së bashku me të dashurin e saj Eduart Grishaj, që përpiqen të bëjnë video me receta gatimi, që tiu vijnë në ndihmë edhe ndjekësve. Po duket se postimi i videove nxit dhe irritim te njerëzit në nevojë, një prej të cilëve i ka shktuar në inbox, Grishajt, sms që ai ka vendosur ta publikojë.
“Aman se na e shpifët, i tregoni Popullit që s’ka bukë të hajë si hani??? Ngelët u shqyet nga injoranca të gjithë ju vip-at, pa e ditur që jeni izoluar nga lu fta, jo nga qejfi!! Lat nam, Zoti ju mëshiroftë!!!”, shkruan komenti.
Ndërkohë që i dashuri Arbanës mendon se populli që ska të hajë, nuk ka as telefon të mirë që të shhoh videot.
“Mirëmbrëma! Populli që nuk ka bukë të hajë, nuk ka as iPhone që të më shikojë mua. E dyta edhe nëse ka ndonjë njeri që nuk paska bukë, më bjen shumë keq por nuk është për fajin tim. E treta me këtë punën e VIP-ave mos më ngatërro kot mua, se unë VIP njoh Leonardo DiCaprion me shokë. Unë e kuptoj që karantina mund të bëjë efektin e vet tek ju, por mundohuni ta përballoni më mirë, se kjo situatë edhe mund të zgjasë…Zoti ju ruajtë!”, shkruan ai.a
“Edi jam…Natën e mirë!”, është ironia me të cilën e mbyll Grishaj debatin.