Lajme Javore

Informohu i pari

Nëna shkoi në një varrim, infekton me Covid-19 pesë anëtarët e familjes në Has

Ka shkuar në 8 numri i rasteve me koronavirus në qytetin e Hasit. Gjithashtu mësohet se është regjistruar edhe një viktimë.

Vetëm në 24 orët e fundit ISHP njoftoi për gjashtë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit në Has duke e bërë këtë rreth një prej vatrave më problematike në vend krahas Tiranës, Durrësit dhe Fierit.

Abcnews raporton se gjashtë prej personave të prekur i përkasin një familjeje nga Kruma.

Dyshohet se të gjithë anëtarët e familjes janë infektuar nga nëna e tyre, e cila kishte qenë disa ditë më parë në një ceremoni varrimi.

Kujtojmë se numri total i të infektuarëve në Shqipëri është 277.