Familja shqiptare kalon natën në kufirin grek, qytetari: Kanë fëmijën 1 vjeç, është me temperaturë
Një numër i madh shqiptarësh kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë pas masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.
Qeveria ka trumpetuar se shumë do të kthehen, por kjo duket se ka qenë vetëm për disa shqiptarë, pasi shumë të tjerë vuajnë në dogana.
Një foto e trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku shihet sesi një familje shqiptare ka kaluar natën jashtë në kufirin greko-shqiptar në Kakavijë.
Qytetari, i cili është në vendngjarje shprehet se ata kanë një fëmijë 1 vjeç, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ai thotë se ka temperaturë dhe ka nevojë për një mjek. Deri më tani askush nuk ka kaluar në kufi.
Ai shkruan:
Vetem me anen tuaj mund te gjejm nje zgjidhje pasi nga shteti kemi ngelur te harruar, eshte nje familje shqiptare i cili ndodhet ne doganen e kakavijes me nje femij te vogel 1 vjec, i cili ka deri ne oren 1 te nates e ka kaluar naten jashte pasi dogana shqiptare nuk e ka lejuuar te kthehet ne shtepin e vet, femija ka filluar te shfaqi temperatur dhe ka nevoj per nje mjek.