Shkon në 277 numri i të infektuarve me Koronavirus në Shqipëri
Përfaqësues nga ministria e Shëndetësisë sapo kanë njoftuar rastet e reja të personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.
Në përditësimin e të dhënave për ditën e sotme u bë me dije se janë 18 raste të reja të shënuara sot në gjithë Shqipërinë dhe numri i të infektuarve shkon 277 në total.
Deklarata nga, Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik:
Janë 18 raste të reja të prekura sot në gjithë Shqipërinë dhe 277 në total.
Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.
8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste