Situatë e rëndë në Spanjë: 950 viktima në 24 orët e fundit, ia kalon Italisë me të infektuar
Situata vazhdon të jetë e rëndë në Spanjë nga koronavirusi. Mediat e huaja raportojnë se Spanja ka shënuar 950 të vd ekur nga koronavirusi gjatë 24 orëvë të fundit, shifra më e lartë kjo deri më sot.
Janë rreth 100 viktima më shumë krahasuar me ditën e djeshme. Sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus, Spanja ka kaluar edhe Italinë duke arritur mbi 110 mijë të prekur.
Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu raportuan numrin e tyre më të lartë të viktimave në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. SHBA ka shënuar 884 viktima nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Gjithashtu ka konfirmuar më shumë se 213,000 raste.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 563 njerëz vd iqën nga Covid-19. Në nivel global, mbi 938,000 janë prekur nga virusi dhe rreth 194.400 janë shëruar.