Infektohet me Koronavirus foshnja shqiptare 5-muajshe
Ditën e djeshme shkoi në 125 numri total i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ndërsa mësohet se një ndër komunat e prekura është edhe ajo e Kamenicës.
Nga burimet bëhet me dije se një person i ardhur nga Gjermania në fshatin Topanicë të Kamenicës ka rezultuar pozitiv me koronavirus prej më shumë se një jave.
Ai është shkaktar për infektimin e11 personave të tjerë në fshatin Topanicë dhe numri më i madh i të infektuarve janë të rinj në moshë.
kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka dhënë një lajm të hidhur: me koronavirus është infektuar edhe një foshnje 5 muajshe.
Në mesin e 11 personave që dolën pozitiv, është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica e prekur me Covid -19.
Infektimi i 11 personave në Topanicë ka ardhur sepse personi i kthyer nga Gjermania nuk ka respektuar për asnjë moment rregullin e izolimit.