Ligj historik, qyteti kinez ndalon ngrënien e qenve dhe maceve
Një qytet në Kinë ka ndaluar banorët e tij të hanë mish qeni dhe maceje me një ligj të ri si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
Aktivistët e kafshëve kanë kërkuar që qeveria kineze të ndalojë konsumimin e kafshëve shtëpiake dhe kjo marrëveshje është e para e këtij lloji në vend.
Legjislacioni u miratua dje nga ligjvënësit në Shenzhen, një qytet me rreth 13 milion banorë, dhe do të hyjë në fuqi më 1 maj, sipas një njoftimi të qeverisë .
Një fondacion bamirësie e përshëndeti vendimin duke e quajtur këtë një moment historik.
Festivali vjetor i mishit të qenit është një nga festivalet më të njohur të ushqimit në Kinë dhe sheh mijëra qen të v rarë para se të hahen nga vendasit.
Përveç qenve, ligji ndalon mishin e gjarprit, bretkosës dhe breshkës.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA