Shërohen nga koronavirusi edhe nëntë pacientë të tjerë në Shqipëri
Janë shëruar plotësisht nga koronavirusi edhe nëntë pacientë të tjerë në Shqipëri.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shërimin e nëntë pacientëve të tjerë në 24 orët e fundit.
Tashmë, numri i personave të shëruar plotësisht nga Covid-19 në vend ka shkuar në 76.
Kujtojmë këtu që këtë të mërkurë u konfirmuan 16 raste të reja me koronavirus, duke e çuar totalin në 259.
Fatmirësisht, gjatë ditës së sotme nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi.
Ndërkohë që dje u shënuan tre viktima nga Covid-19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 15.