Itali/ “Sot është një ditë e veçantë…”, ekipi shqiptar i mjekëve “hidhet në sulm” kundër koronavirusit (Fotot)
ITALI- Mjekët shqiptarë të cilët dolën vullnetar për të shkuar në Itali për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, tashmë zyrtarisht kanë nisur punën.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se sot është një ditë e veçantë për ekipin mjekësor që po shërben në Breshia.
“Sot është një ditë e veçantë për infermierët e ekipit tonë mjekësor që po shërbejnë në Breshia, në një prej zonave më të goditura të Italisë së veriut nga #COVID-19
Sapo kanë nisur punën në krah të stafit mjekësor italian në shërbim të pacientëve në spitalin civil të Breshias.
#FORCA ” shkruan Manastirliu.