Nuk është as temperatura e as Kolla : Kjo është shenja që Koronavirusi shfaq tek të rinjtë
Zyrtarët shëndetësor këshillojnë qytetarët që të kontrollojnë shenja, si: temperatura e lartë, lodhja apo kolli i thatë. Megjithatë, ekspertët e veshëve, hundës dhe fytit besojnë se këto shenja mund të jenë më pak të vërejtura tek personat e rinj, shkruan mediumi britanik Metro.
Profesori Nirmal Kumar, kreu i ENT UK, një shoqatë që përfaqëson cdo gje qe ka lidhje me veshin, hundën dhe fytin në Mbretërinë e Bashkuar, tha humbja e ndjesisë së nuhatjes (anosmia) dhe shijës mund të jenë një shenjë për ‘bartësit e fshehur’ të Covid-19.
“Tek personat e rinj në moshë, nuk ka ndonjë shenjë të zakonshme, sikurse janë kolla dhe temperatura. Ata mund të pësojnë humbje të ndjesisë së nuhatjes dhe të shijes. Kjo bën të kuptohet se ai po fillojn të vendoset në hundë”, tha Kumar për Sky News.
Në Gjermani, dy nga tre raste të koronavirusit shoqëroheshin me shenjat e humbjes së ndjesisë së nuhaturit, shtoi tutje kreu i shoqatës.