Gazetari: Si mbahet fryma gjallë me rrogë 26 000 lekë? / Rama: S’ta shpjegoj dot ty këtë
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime për të kaluar këtë situatë.
Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Kurse kryeministri Edi Rama ka thënë se jemi në luftë dhe se në luftë kanë qëndruar edhe në tre javë pa ngrënë. Këtë gjë Rama e ka thënë gjatë një bisede me gazetarin Leftion Peristeri.
Ky gazetar i ka drejtuar Ramës këtë pyetje:
Do ta mbajnë frymën gjallë me 26 000 lekë?
Më pas Rama i është përgjigjur duke i thënë se llogaritë nuk i bën dot ai. Po ashtu kryeministri ka thënë se nuk mund t’ia shpjegoj dot atij dhe se nuk ua shpjegoj dot atyre që si ty nuk kanë jetuar në këtë formë.
Përgjigja e plotë e Ramës:
Mos bëj llogari që nuk i bën dot ti dhe as ata që nuk e kanë problem ekzistencën dhe që i bëjnë llogaritë me vetën. Këto llogari na i lini ne që jemi në ditë-natë në pikë të hallit. Nuk ta shpjegoj do të ty këtë, dhe nuk ua shpjegoj dot atyre që si ty nuk kanë jetuar në këtë formë. Por ndryshe nga ty, unë e di mirë këtë që them sepse jam me mish dhe shpirt pranë atyre që disa u qajnë hallin, por nuk janë pranë tyre fare. Ata janë falënderues, janë mirëkuptues dhe janë të garantuar se nuk do të vdesin për bukë.