S’ndalet Ministria që drejton Shahini/ Tender transporti për nxënësit e mësuesit kur shkollat janë të mbyllura
Teksa gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19 dhe rastet me të infektuar shtohen nga dita në ditë, tenderat nuk janë ndalur.
Raportohet se në një dokument është shkruar se një nga vendimet e marra nga Zyra Arsimore Vendore e Lezhës është hapja e një tenderi për transportin e nxënësve dhe mësuesve në shkolla.
Kujtojmë këtu se shkollat janë të mbyllura dhe se mësimi është duke u zhvilluar online. Si tha ministrja Besa Shahin kjo gjë u bë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në vendin tonë.
Lajmi për këtë tender është denocuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Në një njoftim të tyre kërkohet edhe që Besa Shahini të japë shpjegime për këto tendera që po alikohen jo vetëm në Lezhë sipas tyre.
Gjithashtu e ditur bëhet edhe se tenderi në fjalë është publikuar më 17 mars 2020 në Agjensinë e Prokurimit Publik dhe saktësohet se afati për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 20 mars 2020, kurse Fondi limit për këtë tender është mbi 7.9 milionë lekë.
Njoftimi i plotë:
Skandali i MAS, babëzi në kohë pandemie, tender transporti për nxënës dhe mësues kur shkollat janë të mbyllura. Nuk kanë të ndalur skandalet në Ministrinë e Arsimit, e cila është kthyer në një cerdhe korrupsioni babëzie dhe militantizmi. Pak muaj më parë kur dy mësues ndërruan jetën në një aksident rrugor në Tepelenë ne denoncuam tenderat fiktivë të transportit të nxënësve dhe mësuesve. Kjo akuzë e jona që gjeti hapësire mediatike nuk ishte pa baza dhe pa prova, ndërkohë faktet i publikojnë vetë zyrat arsimore sic është rasti i Zyrës Arsimore Vendore Lezhe, e cila në bazën e direktivave të MAS ka finalizuar tenderin për transportin e nxënësve në një kohë kur shkollat janë të mbyllura për shkak të pandemisë së covid 19 që deri më tani në vendin tonë ka marrë 15 jetë njerëzish. Tenderi është publikuar më 17 mars 2020 në Agjensinë e Prokurimit Publik dhe saktësohet se afati për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 20 mars 2020. Fondi limit për këtë tender është mbi 7.9 milionë lekë. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon Ministrisë së Arsimit të japë shpjegime për këto tendera që po aplikohen në të gjitha drejtoritë arsimore të Shqipërisë. Kjo ministri e cila prej vitesh nënshkruan kontrata kolektive më sindikata fantazmë që nuk plotësojnë asnjë kriter prej vitesh vjedh përmes kuotave paratë e arsimtarve dhe nëpërkëmb dinjitetin e tyre. Të detyrosh Zyrat Arsimore të firmosin tendera në kohë pandemie është e papranueshme dhe qeveria duhet të frenojë babëzinë që ka pushtuar MAS edhe falë paaftësisë së drejtuesve të arsimit. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë këto ditë të vështira ku vendi po përballet me pandeminë e covid 19 nuk do donte të bënte të tilla denoncime, por kjo është detyra jonë. Nuk mund të heshtim përballë babëzisë dhe vjedhjes barbare që bëhen në emër të arsimit.