Ndajeni limonin në 3 pjesë dhe hidhini siper ujë të ngrohtë : Kjo eshte receta qe Kinezet nxorren kunder koronavirusit
Në internet qarkullon një lajm, i cili thuhet se mbështetet në mesazhin e një studiuese kineze, Shenme Minzi.
Ajo thotë se koronavirusi herët a vonë do të mbërrijë në çdo vend të botës, e nuk ka dyshim se disa prej tyre mund të mos i ketë mjetet e duhura për ta frenuar. Ndaj këshillon përdorimin sa më shumë të vitaminës C natyrale për forcimin e sistemit imunitar.
Minzi thotë se nuk ka vend për shqetësim, sepse është një vi. rus që mund të largohet, edhe pse për atë aktualisht nuk ka vaksina e trajtime specifike, ndërsa mu. tacionet gjen. etike që ka pësuar, e bëjnë aq të rrezi. kshëm sa të mos nënvlerësohet.
Ajo citon një farë profesor Chen Horin, CEO i spitalit usht. arak të Pekinit të deklarojë se një masë e mirë që mund të merret kundër vir. usit të ri është uji I nxehtë me limon.
Limoni ndahet në tre pjesë e vendoset në një tas, i hidhet sipër ujë i nxehtë dhe duhet pirë çdo ditë.
Ky lajm megjithatë nuk ka bindur shumë njerëz, që kanë kërkuar por nuk kanë arritur të verifikojnë emrat e përmendur, e as vërtetësinë e pretendimeve mbi “mrekullinë” e ujit të nxehtë me limon. Me shumë gjasë pra, mund të bëhet fjalë për një “lajm i rremë”.