Lajme Javore

Informohu i pari

I çuan për verifikim Koronavirusi/ Të fejuarit nga Skrapari e djegin në makinë me aheng

Një video e një çifti nga Skrapari është bërë virale ditën e sotme. Të rinjtë janë duke shkuar për ekzaminim nëse kanë Covid-19 por si duket kjo nuk i ka shqetësuar aspak pasi kanë publikuar një video në Instagram ku janë duke kërcyer me muzkiën e Taynës.

Makina drejtohet nga dikush tjetër që po ashtu duket i gëzuar. Ka bërë habi fakti se të rinjtë e kanë marrë me shumë sportivitet kontrollin ndaj virusit që është bërë temë e ditës në mbarë botën.

Një qytetar ka shkruar lidhur me videon në redaksinë e JOQ Albania:

JOQ çifiti nga Skrapari me Koronavirus poston vidio për ne fansat.
Duket se këta të rinj kanë bërë një përshëndetje për të gjithë ne.