Flet vëllai dhe shoku i ngushtë i 31-vjeçarit te Infektivi: Askush s’na jep info; ta dimë të izolohemi të paktën
Një qytetar ka përcjellë shqetësimin e tij në redaksinë e JOQ Albania ditën e sotme.
Bëhet fjalë për një person i cili deklaron se është vëllai i të riut 31-vjeçar që kishte udhëtuar për një ditë në Milano dhe që momentalisht ndodhet i shtruar te Infektivi në Tiranë por asnjë nga familjarët nuk ka ende asnjë informacion nëse është i infektuar apo jo.
Ai po ashtu tregon se ka tentuar të marrë informacion duke telefonuar 127 për të bërë edhe vetë ai analizat por që nuk ka marrë asnjë zgjidhje.
Mesazhi i plotë i qytetarit për JOQ:
Përshëndetje, kam vëllain e shtruar tek spitali Infektiv në Tiranë që të djelën në darkë, ka vizituar të hënën Italinë dhe është kthyer të martën në darkë është 31 vjeç dhe deri më tani nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga mjekë nqs është i infektuar apo jo të vetmin informacion e kemi marr dje nëpërmjet medias për një djalë 31 vjeçar që ka vizituar vetëm një ditë Milanon që perputhet me të dhënat e vellait. Po sot që po flasim ne familjarët dhe vëllai ( që fatmirësisht sot ndodhet në gjendje shumë të mirë ) që është i shtruar nuk kemi asnjë informacion zyrtar nqs eshte pozitiv apo jo dhe asnjë lajmërim nga ana e institucioneve shtetërore për te shkuar dhe për të bërë analizat si persona që kemi pas kontakt të afërt me të. Doja dhe të theksoja që gjatë këtyre ditëve kemi pas kontakte me shumë persona të tjerë .Ndërkohe që sot marr në telefon 127 për më shumë informacion duke i shpjeguar situatën më thonë që te kontaktoj ISHP, në momentin që kontaktoj ISHP nuk përgjigjet njeri . Nuk e di nqs ju keni ndonjë informacion për emër mbiemër të 31 vjecarit të infektuar sepse theksoj që gjatë kësaj periudhe kemi pasur kontakte me shumë persona dhe nqs konfirmohet që vllai është pozitiv ndaj virusit gjendja është me te vërtet shumë alarmante . faleminderit
Po për të njëjtin rast ka shkruar edhe një qytetar tjetër i cili deklaron se është shoku i ngushtë i 31-vjeçarit dhe që po ashtu nuk ka marrë asnjë ndihmë për të bërë analizën dhe as nuk di nëse duhet të izolohet ose jo:
Ka të bëjë me rastin e 31-vjeçarit, është shoku im i ngushtë ai që ka nxjerrë ministria që ka qenë në Itali mora 127 në telefon por nuk japin detaje nuk bëjnë të ditur identitetin nuk na japin tampone ne që kemi pasur kontakt të afërt dhe nuk dimë nëse duhet të izolohemi apo jo.