Çiftit të porsamartuar i ndodh e papritura, 3 minuta pasi kishin firmosur, ai…
Kemi dëgjuar plot histori të çifteve që janë ndarë disa orë ditë, apo edhe muaj pas martesës, por me minuta…këtë nuk e kishim dëgjuar.
E kjo ka ndodhur në Kuvajt. Ky çift është bërë ai që ka shënuar martesën më të shkurtër të vitit 2019.
Pasi u martuan para gjyqtarit në dalje të ndërtesës ku u krye martesa, ndodh diçka.
Shkak bëhet veshja gruas dhe burri e fyen duke i thënë budallaqe.
Sapo gruaja dëgjon atë fjalë, nuk mendohet dy herë.
Kthehet pas tre minutave në sallën e gjyqit dhe shkon tek i njëjti gjyqtar për të kërkuar divorcin.
“Nëse më ofendove pas tri minutash martese, çfarë do të bësh në të ardhmen?”, tha ajo.